Politika  “Do digjej Kuvendi” / Peza: CIA nuk e dinte, Meta gënjeu. Dhuna...

 “Do digjej Kuvendi” / Peza: CIA nuk e dinte, Meta gënjeu. Dhuna u ndalua nga amerikanët

Presidenti Ilir Meta, deklaroi sot para komisionit hetimor parlamentar se anuloi zgjedhjet vendore të 30 qershorit, sepse opozita nuk po merrte pjesë dhe duhej të mbronte të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur.

Veç argumenteve ligjorë, tha se kishte ndikuar në vendimmarrjen e tij për shfuqizimin e 30 Qershorit si data e zgjedhjeve lokale, ishte edhe një informacion sekret, që kishte marrë në rrugë zyrtare se protesta e opozitës e 8 Qershorit, do të shfrytëzohej nga elementë të caktuar, për të djegur selinë e Parlamentit të Shqipërisë.

Për gazetarin Alfred Peza deklarata e Presidenti janë të pavërteta, dhe sipas tij ai që ndaloi përdorimin e dhunës në atë datë ishte një intervistë e zyrtarit amerikan, Mathhew Palmer.

“Nëse do e kishte SHISH, nëse e ka pasur nga shërbimet sekret e para presidenti duhet të bënte denoncimin. Ta çonte çështje në prokurori të njoftonte policinë, etj. Të thërrasë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, se presidenti ka dashur ta thërrasë për tërmet apokaliptike jo për këtë informacion. Nëse Presidenti i Republikës do ta kishte nga shërbimet, një nga shërbimet që janë aleat me ne janë ato amerikane. Si është e mundur të mos e kishte ditur CIA, apo shërbimet e NATO-s. Ndërsa Palmer atë ditë ka dhënë një intervistë ku thuhej me emër dhe mbiemër që Basha dhe Kryemadhi do mbajnë përgjegjësi nëse ndodh gjë”, tha Peza.