Kryesore “Do e zhbëjmë vendimin për Dritan Dajtin, SHBA thotë se është mik...

“Do e zhbëjmë vendimin për Dritan Dajtin, SHBA thotë se është mik me njeriun e Saliut”

| Nga American Eye
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra për vendimin e dhënë nga Apeli i Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve.

Nga Rrësheni gjatë një takimi me qytetarët, Rama është ngacmuar për këtë vendim nga një i moshuar dhe e quajti një akt kriminal të njerëzve të ligj dhe të korruptuar.

FJALA E RAMËS

Për sa i përket gjykimit të shkurtuar të atij vrasësit nuk ka të bëjë me ligjin, por me njerëz të ligj dhe të korruptuar, të cilët nuk janë vetëm ata por janë plot, për shkak të vettingut po i bien me top.

Jo vetëm po i bien me top por kryen një akt kriminal sepse faktikisht i rivranë 4 policët. Ne nuk do i ndahemi kësaj çështjeje dhe besoj se këtë vendim do e zhbëjmë.

Besoj se këta gjykatës nuk do ia dalin të shpëtojnë kaq lehtë. më ka ardhur tmerrësisht keq për atë që ka ndodhur por nga ana tjetër këto janë gjëra që nuk më çudisin sepse ne kemi ndërmarrë një reformë që është një operacion i thellë për të pastruar kancerin nga organizmi i sistemit të drejtësisë duke shkulur nga sistemi tumore e metastaza.

Ju keni parë se si vettingu po i largon një nga një gjithfarë hienash. Njerëzit po thonë pse kaq ishte reforma. Reforma në këtë fazë, duhet ndërtim i sistemit të ri. Sistemi i ri do të merret me këta dhe me këdo. Sa herë njerëzit dëshpërohen, thonë ik mor se dhe ti njësoj si këta je, se nuk i fute në burg. ne jetojmë në një sistem ku km nuk fut njeri në burg, nuk është as prok as gjykatës.

Qeveria nuk fut njeri në burg, në burg të fut drejtësia. Duhet një drejtësi e drejtë. Drejtësinë e drejtë nuk e kemi pasur gjithë këto vite sepse e kanë penguar gjykatës e prokurorë si këta.

Si ai zorzopi i Tiranës që e bën vrasësin e 4 policëve mikun tim. Ndërkohë që në raportet e Ambasadës Amerikane vrasësi i 4 policëve rezulton mik me njeriun më të afërt të këtij zorzopit, Saliut. Ky është fakt.