Aktualitet Do shisnin një kallashnikov në Sarandë, momenti kur ndërhyn policia dhe arreston...

Do shisnin një kallashnikov në Sarandë, momenti kur ndërhyn policia dhe arreston dy persona (Video)

Një aksion policor në Sarandë i koduar “Strike 8” ka vënë në pranga dy persona të cilët do të shisnin një armë zjarri kallashnikov.

Aksioni u zhvillua në dy vende të ndryshme në fshatin Berdenesh, ku u kapën në flagrancë 2 të dyshuarit.

Në pranga ra 34-vjeçari E.M. pasi gjatë kontrollit në automjetin tip “Audi” që ai drejtonte, iu gjet 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1 krehër me municion luftarak, të cilat dyshohet se ky shtetas do t’i shiste në qytetin e Sarandës.

Ndërsa i arrestuari tjetër është E.Sh. 31 vjeç i cili dyshohet se do të ndihmonte shtetasin E. M., për të shitur armën e zjarrit. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e Policisë ndërkohë që drejtonte një automjet tip “Ford”.

Arma e zjarrit kallashnikov, 1 krehër me municion luftarak dhe 2 automjetet e shtetasve të arrestuar, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.