Politika “Do të ndihmojmë me çfarë mundemi”/Rama: Ja si flet opozita kur i...

“Do të ndihmojmë me çfarë mundemi”/Rama: Ja si flet opozita kur i shërben sinqerisht vendit

Për kryeministrin Edi Rama, qëndrimi i opozitës shqiptare në situatën kur vendi është në luftë me armikun e padukshëm, infeksionin COVID-19, nuk i shërben sinqerisht vendit dhe popullit.

Për të argumentuar këtë fakt, shefi i qeverisë publikoi sot një video të përfaqësuesit të opozitës në Portugali, i cili ofroi mbështetjen e plotë të opozitës ndaj qeverisë në këtë luftë.

“Ja si flet opozita kur i shërben sinqerisht vendit dhe popullit, në këtë luftë që ka përfshirë mbarë botën në mbrojtje të jetës së njerëzve”, shprehet kryeministri Rama.

“Për mua në këtë luftë nuk është qeveria e partisë rivale, është qeveria e Portugalisë, që të gjithë duhet ta ndihmojmë në këtë moment. Duhet ta mposhtim këtë fatkeqësi. Ne sot s’jemi opozitarë, por bashkëpunëtorët tuaj. Në këtë moment duhet të jemi të gjithë ushtarë të gatshëm, për të ndihmuar në këtë betejë. Të ndihmojmë që Portugalia të fitojë me sa më pak humbje. Zoti kryeministër, keni bashkëpunimin e opozitës. Do të ndihmojmë me çfarë mundemi. Ju uroj kurajo, nerva dhe shumë fat, sepse fati juaj është fati ynë”, ishte deklarata e përfaqësuesit të opozitës në parlamenti portugez.