Bota Doktor Fauci optimist: Vaksinimi do ta ndryshojë situatën

Doktor Fauci optimist: Vaksinimi do ta ndryshojë situatën

“Pandemia dhe numri i lartë i viktimave do të vihet shpejt nën kontroll nga procesi i vaksinimit”. Këtë njoftoi për CNN imunologu amerikan, Anthony Fauci.

“Unë besoj se do të dëgjoni më shumë rekomandime se si mund të zbutni ashpërsinë e disa prej masave, veçanërisht kur keni të bëni me gjëra të tilla si familja juaj personale, kur njerëzit janë vaksinuar”, tha dr. Fauci.

Dhe në fakt, disa prej ndryshimeve janë tani publike pasi personat e vaksinuar nuk kanë nevojë për karantinë nëse bien në kontakt me një person të infektuar.

Nga ana tjetër, furnizimi me vaksina pritet të rritet, siç bëjnë të ditur kompanitë farmaceutike.