Extra Doktori fle në tendë për të mbrojtur familjen nga koronavirusi

Doktori fle në tendë për të mbrojtur familjen nga koronavirusi

Një doktor në Kaliforni, i cili punon në frontin e parë të luftës për të kuruar pacientët e prekur nga koronavirusi është duke u vetëizoluar nga familja e tij pasi përfundon turnet e stërzgjatura në spital.

Doktor Timmy Cheng ka vendosur të jetojë në një tendë me qëllim që të mbrojë familjen e tij nga sëmundja vdekjeprurëse. Doktori e ka ngritur tendën brenda garazhdit të tij dhe shkon çdo natë të flejë atje pas një dite pune të lodhshme.

“Unë vullnetarisht u bëra i pastrehë për të mbrojtur familjen time në rast se mund të infektohem dhe të sjellë virusin në shtëpi”, shkruan Cheng në Facebook.