Histori Dokumentari për shqiptarët e Kalabrisë më 1955: Për kë bie kambana e...

Dokumentari për shqiptarët e Kalabrisë më 1955: Për kë bie kambana e Sant’Adriano-s?

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Radiocorriere” ka botuar, me 19 mars 1955, në faqen n°6, një shkrim në lidhje me një dokumentar asokohe mbi shqiptarët e Kalabrisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Kisha e Sant’Adriano-s (Bruno Stefani) – Radiocorriere, 19 mars 1955, f.6

Për kë binte kambana?

Një dokumentar nga Antonio Federici mbi shqiptarët e Kalabrisë

Kisha mijëravjeçare e Sant’Adriano-s, tashmë gjysmë e rrënuar, ndodhet në Kalabri, pranë San Demetrio Corone, pra në zemër të rajonit shqiptar. Sipas një legjende të lashtë, kambana e Sant’Adrianos kishte një tingull, në kohë të tjera, që dëgjohej nga të gjithë shqiptarët, edhe përtej Adriatikut, në atdhe.

Sot ky tingull është shumë i dobët: shqiptarët e Kalabrisë ende rezistojnë, rreth Sant’Adrianos, në përpjekje për të ruajtur traditat e tyre, zakonet e tyre të lashta, por “përparimi” përparon dhe nuhat mbetjet e fundit të jetës së mirëfilltë dhe të vrazhdë shqiptare. Ndoshta është afër koha kur edhe kambana e Sant’Adrianos do të heshtë përgjithmonë.

Në foto, nga e majta: kostumet e komuniteteve me origjinë shqiptare në Castrovillari dhe Lungro (Cosenza) – Majtas: Kisha e Sant’Adriano-s. – Djathtas: Vajza nga Lungro me kostumin e saj tradicional (Fotografi të Bruno Stefani-t)

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania