Kryesore DOKUMENTI / A theu Tahiri vendimin e Kuvendit duke udhëtuar drejt Gjermanisë

DOKUMENTI / A theu Tahiri vendimin e Kuvendit duke udhëtuar drejt Gjermanisë

Ish-ministri i Brendshëm nën hetim, Saimir Tahiri u largua në Gjermani, udhëtim për të cilin avokati i tij nuk kishte dijeni.

Ndërkohë mësohet se është zbuluar një dokument, në të cilin Kuvendi ka miratuar autorizimin që prokuroria të mos lejojë daljen e deputetit nga vendi.

Në këtë dokument të miratuar në 25 tetor, shpjegohet se Kuvendi ka dhënë autorizimi Prokurorisë për kontrollin e banesës por edhe për mos lejimin e daljes jashtë shtetit.

Dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri.

Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për të qëndruar në një vend të caktuar, si masë shtrënguese të heqjes së lirisë në kuptim të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të nenit 232, të Kodit të Procedurës Penale.

Por ekspertët sqarojnë se për ndalimin e udhëtimit jashtë shtetit duhet të ishte shprehur më parë organi i akuzës, i cili nuk e ka kërkuar ende këtë masë.