Ekonomi Dokumenti: Qeveria synon ta çojë kursin e euros sërish tek 130 lekë

Dokumenti: Qeveria synon ta çojë kursin e euros sërish tek 130 lekë

Qeveria ka miratuar “Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit për periudhën 2019-2021”

Dokumenti është botuar në Fletoren Zyrtare.

Në strategji thuhet se “nëse financat publike do të vijojnë të ndjekin rrugën e konsolidimit fiskal” ritmet e rritjes ekonomike “do të përshpejtohen në 4.5 për qind në vitin 2021”.

Aty thuhet gjthashtu se “kursi i këmbimit të monedhës vendase ndaj monedhës Euro mund të rikthehet gradualisht në nivelin 130 Eur/Lek”.

Po ashtu “niveli i borxhit të qeverisjes qendrore në raport me PBB parashikohet që të arrijë në nivelin 60 për qind në fund të periudhës afatmesme” – sipas këtij dokumenti.

Në strategji është parashikuar që disa nga rreziqet kryesore që mund të kenë ndikim në borxhin publik janë

-risku i rifinancimit, për shkak të nivelit të lartë të titujve që rifinancohen në periudhë afatshkurtër

-risku i normave të interesit për shkak të nivelit ende të lartë të borxhit aftashkurtër

-risku nga kursi i këmbimit ku synohet ruajta e raportit të stokut të borxhit shtetëror në valutë në raport me totalin e borxhit shtetëror; —

-risku i likujditetit

-risku operacional.