Kryesore Dolën në përgjimet e publikuara nga “Bild”, reagojnë Gjiknuri e Qefalia

Dolën në përgjimet e publikuara nga “Bild”, reagojnë Gjiknuri e Qefalia

Dy deputetët e Partisë Socialistë, bisedat e të cilëve ishin në përgjimet e publikuara një ditë më parë nga e përditshmja gjermane “Bild”, kanë reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë çdo aludim për përfshirje të tyre në manipulimin zgjedhor.

“Xhevahire nga Dibra! Se lloqe Kavaje nuk shkon! Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak , oficer karriere!!! Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marrëdhëniet miqësore dhe shoqërore ! Qofshin këto që janë!”, shkruan deputeti Xhemal Qefalia.

Ndërsa jo pa ironi, Damian Gjinkuri, ka postuar një foto me aktivistë të Partisë Socialiste që po marrin pjesë në fushatën zgjedhore të Dritan Lelit në Vlorë, me përshkrimin: “Pranë furgonit me gocat dhe çunat “problematik” të Forumit Eurosocialist të Vlorës, me të cilët po udhëtojmë në çdo lagje për të prezantuar Dritan Lelin dhe skuadrën e Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak”.