Kryesore Donacionet, Kim: Pse SHBA do të kujdeset që të ketë transparencë

Donacionet, Kim: Pse SHBA do të kujdeset që të ketë transparencë

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim shpjegoi se përse vendi i saj do të kujdeset që të ketë transparencë në investimet e fondeve të marra nga Konferenca e Donatorëve.

Kim thotë se transparenca dhe përgjegjësia për fondet dhe donacionet për procesin e rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit janë thelbësore.

“Transparenca dhe përgjegjësia janë thelbësore. Kjo është arsyeja përse donacionet amerikane do të krijojnë një Akademi të re të Transparencës për të mbështetur qeverisjen transparente, qeverisjen e përgjegjshme ndaj qytetarëve, trajnimet kundër korrupsionit dhe reformën gjyqësore”, shpjegoi ambasadorja amerikane në “Twitter”.