Kryesore Donald Lu flet në emër të SHBA: Nuk frikësohemi, ju premtoj shqiptarëve...

Donald Lu flet në emër të SHBA: Nuk frikësohemi, ju premtoj shqiptarëve reformën në drejtësi

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu ka reaguar për akuzat që i kanë ardhur nga kryeprokurori Adriatik Llalla.

Në një deklaratë të shkurtër, Lu thekson SHBA iu premton shqiptarëve se reforma në drejtësi do të zbatohet e plotë dhe se nuk frikësohet nga asnjë përpjekje për të minuar procesin.

Deklarata e ambasadorit Lu

“Shtetet e Bashkuara kanë marrë një angazhim përpara popullit shqiptar për të monitoruar çdo hap të zbatimit të reformës në drejtësi.

Asnjë përpjekje për të na frikësuar apo për të minuar procesin e reformës, nuk do të na pengojë që të sigurojmë që ajo do të jetë e suksesshme për të parandaluar manipulim politik dhe korrupsion në gjyqësor.

Ky është një premtim.”