Politika Donald Lu mund t’i ketë kërkuar Bashës dorëheqjen

Donald Lu mund t’i ketë kërkuar Bashës dorëheqjen

56
0
Shpërndaje

Në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela, i cili foli për shkrimin e revistës “Mother Jones”, për procesin e Vetting-ut dhe për politikat që po ndjek Amerika këtu në Shqipëri dhe cila është e ardhmja e vendit.

I pyetur nëse SHBA-të janë të shqetësuara për shkrimin në revistën “Mother Jones” pas takimit të ambasadorit Lu me Bashën, Ngjela thotë:

“Nuk flasim për politikat e SHBA, por nuk është e habitshme që t’i ketë kërkuar dorëheqjen kreut të opozitës. Janë politika të Amerikës që te çadra.

Duhet ndërruar trajektorja, d.m.th duhet të ndërrohet kryetari.

Kryetari është Saliu, ai është anti amerikan që në vitet 1997.

Koecidencë shpërthimi i skandalit ndaj Bashës, domethënë e kanë kapur me rusët, dhe ambasadori s’do ju thotë bravo, por ju ka vënë pikat mbi i.”

I pyetur për situatën në Partinë Demokratike, avokat Ngjela tha se askush nuk e bind nga lidërët aktualë të djathtë.

Ndërsa për vetting-un, vonesën dhe nese ka një presion të brendshëm, Ngjela u shpreh:

“Ta nisim me logjikë hap pas hapi. Kur thoja unë që drejton OMN thonin janë zëra fallso.

Pse e hoqën komisionerin? Sepse përjashtoi Llallën nga Vetting-u, kjo është arsyeja.

Duhet të jesh gjyqtar që të japësh dorëheqjen, jo nga e drejta, dorëheqja jepet nga posti.

Në listën e parë ishin 67-68 emra, por nuk kemi asgjë konkrete pasi u nis me vonesë, sepsë nuk del koha për 140 emra, pasi nuk janë 68, por janë më shumë.

Shenjat janë se ato po bëjnë punë. Nese s’bëhet vetting, nuk bëhet KLGJ as KLP”, tha Ngjela.

 

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in