Bota Donald Lu nis punën në Kirgistan, përuron fabrikën përpunimit të qumështit

Donald Lu nis punën në Kirgistan, përuron fabrikën përpunimit të qumështit

Shpërndaje

Ish-ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu ka nisur zyrtarisht punën në shtetin e vogël aziatik të Kirgistanit me përurimin e një fabrike qumështi në qytetin Osh.

Nën shoqërinë e presidentit të vendit, Soronbaj Jenbekov, ambasadori Lu është shprehur mjaft entuziast për objektin, i cili jo vetëm do të mbledh produktet e banorëve të zonave por njëkohësisht do t’u ofrojë atyre këshilla teknike dhe ushqime me cilësi të lartë për të rritur prodhimin e qumështit gjatë muajve të dimrit.

Në njoftimin e ambasadës shkruhet se fabrika është financuar nga USAID dhe Alaiku Organics dhe do të jetë objekti më i madh i përpunimit të qumështit në të gjithë jugun e vendit.

Pas përfundimit të misionit, në vend të Lu-së është emëruar Kathleen Ann Kavalec, e cila do të zbarkojë në Tiranë pas miratimit nga Senati Amerikan.