Bota Donald Trump: Nëse nuk e mbaj dot Presidencën tani, rikthehem pas 4...

Donald Trump: Nëse nuk e mbaj dot Presidencën tani, rikthehem pas 4 vitesh

Presidenti Donald Trump u zotua se do të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë brenda 4 vitesh nëse nuk arrin të mbajë Presidencën tani, me pretendimet e tij për mashtrim zgjedhor pas fitores së Joe Biden.

Presidenti organizoi një pritje për Krishtlindje në Shtëpinë e Bardhë, ku përsëriti edhe një herë akuzat se ai ishte fituesi i vërtetë i garës presidenciale së nëntorit.

“Kanë kaluar katër vite mahnitëse. Ne po përpiqemi të bëjmë edhe katër vjet“, i tha Trump personave të pranishëm, ku ishin dhe shumë anëtarë të Komitetit Kombëtar Republikan.

“Në të kundërt do të shihemi pas 4 vitesh”, shtoi Trump përpara turmës që e priti me brohorima.