Bota Donald Tusk merr drejtimin e së djathtës europiane në BE

Donald Tusk merr drejtimin e së djathtës europiane në BE

Polaku Donald Tusk, president i Këshillit të Bashkimit Europian, është i vetmi kandidat për presidencën e PPE-së, për të pasuar francezin Français Joseph Daul.

Kjo do të jetë hera e parë që një europian i Lindjes do të drejtojë familjen e madhe të të djathtëve të BE-së, që përfshin në radhët e saj CDU-në e kancelares gjermane, Angela Merkel dhe partinë franceze “Les Republicains”.

Emërimi i tij në krye të PPE-së do të bëhet të mërkurën në Zagreb gjatë kongresit të kësaj partie.

“Votimi do të kryhet me votë sekrete nga 700 të deleguar dhe rezultati do të shpallet të mërkurën në mbrëmje”, theksoi një zëdhënëse e PPE-së.

Në moshën 62 vjeç, Tusk ka mbajtur këto pesë vitet e fundit një prej posteve kyçe të institucioneve europiane, presidencën e Këshillit të BE-së, nga ku do të largohet më 1 dhjetor duke ia lënë vendin ish-kryeministrit belg, Charles Michel.