Extra Donaldi nuk është i vetmi, ja për kë tjetër bën tifo Beatrix...

Donaldi nuk është i vetmi, ja për kë tjetër bën tifo Beatrix sonte në finale

Marrëdhënia e Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshajt është komentuar edhe më shumë së fundmi për shkak të polemikave të ndodhura në shtëpi dhe hatërmbetjeve nga ana e këngëtares.

Shkak është bërë refuzimi i Trixës për të darkuar me banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” pas ftesës që iu bë, sepse ajo kishte patur hatërmbetje lidhur me batutën e një nate më parë nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi.

Ndërkohë, Donaldi nuk e priti mirë këtë vendim të partneres së tij, gjë që nxiti një keqkuptim indirekt mes dyshes.

Edhe pse ditën e Shën Valentinit aktori i humorit bëri thirrje Romeos dhe bizneseve që Trixës t’i dërgoheshin disa buqeta me lule dhe Beatrix publikoi dy ‘story’ në mbështetje të Donaldit, ende nuk kishte informacion nëse dyshja do të bëhej sërish bashkë natën finale të 18 shkurtit.

Megjithatë, së fundmi është zbuluar se Trixa do jetë në studion e “Big Brother VIP” në mbështetje të Donaldit.

Madje, ajo sonte s’do të bëjë tifo vetëm për Donaldin, por edhe për mikeshën e saj Beniadën, me të cilën lidhi një marrëdhënie të ngushtë në shtëpi.

Në InstaStory, Trixa ka publikuar një moment të bukur me Beniadën brenda shtëpisë, teksa shkruan: “Një shoqe si ty”.

Duket se shoqëria e vajzave do të vazhdojë edhe pas “BBV”.