Extra Doni të martoheni në hapësirë? Bileta kushton 125 mijë dollarë

Doni të martoheni në hapësirë? Bileta kushton 125 mijë dollarë

Të martohesh 30 kilometra mbi tokë! Këtë ëndërr tashmë mund ta bëni realitet nëpërmjet një kapsule luksoze e cila ju dërgon mbi 30 kilometra mbi sipërfaqen e tokës.

Kjo gjë do të jetë e mundur deri në vitin 2024, por përgatituni sepse biletat do të kushtojnë jo pak, por 125,000 dollarë.

Firma Space Perspective me bazë në Florida pretendon se shumë shpejt dasmat do të mund të organizohen edhe në grupe, ndërkohë që rezervimet sipas kompanisë kanë filluar.