Politika Dorëheqje si Zaev? Gent Cakaj: Ne nuk premtuam hapje negociatash

Dorëheqje si Zaev? Gent Cakaj: Ne nuk premtuam hapje negociatash

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka komentuar vendimin e Francës për t’i thënë “jo” Shqipërisë, për negociatat.

I pyetur për dorëheqjen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Cakaj tha, se Shqipëria nuk është në të njëjtat kushte, pasi Zaev kishte premtuar hapje të padiskutueshme të negociatave.

“Në Maqedoninë e Veriut ka patur zotime se do hapen negociatat në mënyrë të pashmangshme.

Prandaj përgjegjësia e autoriteteve të elektoratit të tyre është krejt tjetër. Nuk e di që unë dhe Kryeministri të ketë premtuar nga janari që negociatat do të hapen. Ne jemi zotuar që do bëjmë përpjekje për negociatat, por jo që këto negociata do i hapim.

Sfida jonë ka qenë përkthimi i vendimit të Komisionit në vendim politik, por ne nuk kemi premtuar suksesin”, tha Cakaj.