Bota Dorëhiqet polici që nuk ndërhyri gjatë sulmit në Florida

Dorëhiqet polici që nuk ndërhyri gjatë sulmit në Florida

Scott Israel Shef i Policisë në Distriktin Broward, Florida

Një polic i armatosur në detyrë, i cili ishte i pranishëm në shkollën e mesme në Parkland të Floridës, ku personi i armatosur, Nikolas Cruz vrau 17 vetë javën e kaluar, ka dhënë dorëheqjen pasi policia njoftoi se ai nuk bëri asgjë për të ndalur sulmuesin.

Shefi i policisë në distriktin Broward tha të enjten se polici Scott Peterson duhet të kishte “ndërhyrë”.

“Nuk ka rëndësi se kush ndërhyn i pari, nuk ka rëndësi se në çfarë mënyre bëhet ndërhyrja. Ajo që ka rëndësi është se kur ne, anëtarët e forcave të zbatimit të ligjit arrijmë në një vendngjarje me sulmues aktivë, ne duhet të ndërhyjmë dhe të përballemi me sulmuesin. Kjo është ajo që duhet të ishte bërë”, tha Scott Israel, Shef i Policisë në Distriktin Broward.

Shefi i Policisë, Scott Israel tha gjithashtu se ai e kishte pezulluar nga puna policin, por ai vendosi të jepte dorëheqjen. Dy policë të tjerë janë lëvizur në poste me rol të kufizuar, në pritje të një hetimi të brendshëm lidhur me sulmin në shkollën e mesme në Parlkand të Floridës.

Ndaj ish-nxënësit të shkollës, të dyshuarit Nikolas Cruz janë ngritur akuzua për vrasjen me paramendim të 17 nxënësve më 14 shkurt. /VOA