Kryesore Dorëhiqet Sekretari amerikan i Mbrojtjes

Dorëhiqet Sekretari amerikan i Mbrojtjes

Jep dorëheqjen Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis. Dorëheqja e Mattis vjen për shkak të shumë mospërputhjeve për çështje të ndryshme me Presidentin Trump.

Në letrën e dorëheqjes, Mattis i shkruan Trump-it se kishte të drejtë të zgjidhte një Sekretar Mbrojtjeje që përputhet më mirë me vizionin e tij.

Ndër të tjera Mattis kishte shprehur mosdakordësinë me vendimin për tërheqjen e plotë të trupave nga Siria, pasi kjo sipas tij do të krijonte hapësira për destabilitet.

Trump e paralajmëroi të enjten largimin e Mattis-it, të cilin e falenderoi veçanërisht që kishte detyruar aleatët të jepnin më shumë kontribut financiar për NATO-n.