Kosova “Dorëzohet” dhe Kosova, konfirmon dy rastet e para me koronavirus

“Dorëzohet” dhe Kosova, konfirmon dy rastet e para me koronavirus

Dy rastet e para me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë. Këtë lajm e kanë dhënë kryeministri Albin Kurti dhe ministrit të shëndetësisë Arben Vitia, në një konferencë të jashtëzakonshme.

Të infektuarit janë një grua, shtetase italiane e moshës 20-vjeçare, dhe një burrë, shtetas i Kosovës, i moshës 77-vjeçare.

Të dy pacientët janë të shtrirë në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Kurti dhe Vitia bënë thirrje për kujdes dhe mos krijim te panikut.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës do të mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm në orën 19.