Aktualitet Dorëzohet në gjykatë dosja “339”, 12 të pandehur

Dorëzohet në gjykatë dosja “339”, 12 të pandehur

Në Gjykatën për Krime të Rënda është dorëzuar sot pjesa e parë e dosjes 339, ku janë përcaktuar 12 të pandehur nga Prokuroria. Shorti ka përcaktuar gjyqtarin Fran Prendi për seancën paraprake, e cila do të përcaktoj nëse kjo dosje do të kaloj për gjykim ose je.

Të pandehur në këtë dosje janë: Ramadan Dushaj, Rezart Çaçani, Fatbardh Gostini, Neritan Saraçi, Ardit Haxhagiqi, Gentjan Marku, Oltion Noka, Fation Marku, Samuel Ndoka, Vilson Ndoka, Elis Guri, Luan Boça. Ndërkohë, në hetim vijon jetë nga Prokuroria dosja 339/1, e cila heton shit-blerjen e votave.

Për këtë dosje, ku zyrtarë të lartë pretendohet se bashkëpunojnë me persona të inkriminuar për të manipuluar zgjedhjet, pak ditë më parë ishte vetë Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku e cila deklaroi se shumë shpejt do të ketë një vendimmarrje.

Dosja 339, si dhe ajo 184, janë prej kohësh kali i betejës i opozitës, që akuzon kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako dhe deputetin socialist Damian Gjiknuri, si të përfshirë në blerjen e votave.