Sport Dortmund merr tri pikët e para në Champions, Napoli vijon serinë pozitive

Dortmund merr tri pikët e para në Champions, Napoli vijon serinë pozitive

Gjermanët e Dortmund kanë marrë tri pikët e para në sezonin e ri të Champions League duke fituar 0-2 jashtë fushe përballë modestëve të Slavia Prague. Goli i parë erdhi në minutën e 35 të takimit falë një aksioni individual të Hakimit.

Slavia tentoi disa herë të barazonte ndeshjen por ishte shumë e paqartë përpara portës. Në minutat e fundit ishte sërish Hakimi që shënoi për verdhezinjtë duke vendosur qetësinë dhe çuar gjermanët me 3 pikë në shtëpi Dortmundi mori kështu përkohësisht kryesimin e grupit në pritje të supersfidës Barcelona-Inter.

Në ndeshjen tjetër Napoli nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në fushën e Genk. Ekipi i Ancelottit vinte pas fitore 2-0 ndaj kampionëve në fuqi të Liverpool dhe mendohej se fitorja në Belgjikë do të ishte e lehtë. Por vendasit ishin të vendosur mirë në fushë dhe nuk e lejuan ekipin italian të ishte i rrezikshëm sa duhej.