Aktualitet “Dosja” e tërmetit/ Çela mbledh prokurorët e Tiranës: Mbështetje për procedimet

“Dosja” e tërmetit/ Çela mbledh prokurorët e Tiranës: Mbështetje për procedimet

Prokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela është takuar të enjten me prokurorë dhe drejtues të prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me të cilët ka diskutuar për sfidat me të cilat ata përballen dhe situatën aktuale në këtë institucion.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua dhe problemeve në këtë prokurori që lidhen me lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vlerësimin e performancës së saj, organizimin e punës pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit etj.

Kryeprokurori i ri, Çela iu ofroi mbështetjen e tij prokurorëve të Tiranës në lidhje me procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26  Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë  në  hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve. Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse