Aktualitet Dosja/ Shoqata vllahe nxirrte pasaporta false, ja si kalohej kufiri me makinë...

Dosja/ Shoqata vllahe nxirrte pasaporta false, ja si kalohej kufiri me makinë policie

Një grup prej 32 personash u arrestua dy ditë ma parë në kuadër të operacionit “Rruga e Gabuar”, që goditi një nga klanet kryesore të trafikut të qenieve njerëzore drejt Europës, SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe.

Rrjeti i trafikut nëpërmjet vizave dhe pasaportave të falsifikuara ishte i shtrirë në shumë qytete të Shqipërië dhe në Greqi, me klientë që madje vinin edhe nga Lindja e Mesme dhe Kina.

Në dosjen e Prokurorisë shpjegohet se si funksiononte grupi, i cili është pjesë e të njëjtit rrjet që u godit në pranverën e vitit 2018, ndërsa aktiviteti i tyre është i shtrirë në kohë dhe hapësirë.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, këta shtetas gjejnë persona të ndryshëm që kanë interes për t’u larguar, shtetas të huaj dhe shqiptarë, të cilët pasi i pajisnin me dokumente identifikimi të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar, i nisnin në mënyrë të paligjshme drejt SHBA-ve, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe disa vendeve të tjera”, shkruhet në dosje.

Ndërkohë nga detajet e zbardhura prej “Report Tv” rezulton se grupi i drejtuar nga Dritan Gramozi ka pajisur me pasaportë false edhe një nga anëtarët e grupit të vëllezërve Avdyli nga Shijaku, por që ku i fundit doli “huq” pasi ra në pranga pak para se të nisej për në Europë.

Shtetasi që ka marrë pasaportën e falsifikuar është Hajri Seferi, dhe gjithçka ka ndodhur në kohën që ai ishte në përgjim në bazë të hetimit për llogari të dosjes 339.

Seferit është një nga personat kyç të trafikut të heroinës dhe nga hetimet e operacionit “Volvo 4”, ai del si personi që krijonte lidhjet mes organizatave kriminale dhe ndërmjetësonte trafikun e drogës mes Bandës së Shijakut dhe bandave të tjera që e transportonin atë jashtë vendit.

Seferi kishte si bashkëpunëtor edhe efektivë policie që dekonspironin operacionet sa herë ai ishte në rrezik.

Ndërkohë, pjesë e këtij rrjeti që që trafikonte emigrant rezulton të jetë edhe kreu i shoqatës vllahe, Simon Këri, i arrestuar pasi nga hetimet del se ai ka shfrytëzuar lidhjet që ka me bashkëpunëtor në Greqi për të siguruar dokumente false për shtetasit e interesuar.

Linja që përdorte Këri për të trafikuar emigrantët ishte intinerari Rinas-Athinë-Londër kundrejt pagesë 10 mijë paund, me kushtin që mosha e emigrantëve të ishte mesatarisht 30 vjeç. Pas mbërritjes në Greqi me pasaportë biometrike emigrantët pajiseshin në Greqi me dokumente Greke dhe vijonin udhëtimin për në Britani dhe SHBA.

Simon Këri pajiste persona me dokumente të shoqatës Vllahe dhe bashkëpunonte me një nga anëtaret e shoqatës, avokaten A. Sula për të siguruar dokumentet false.

Sipas prokurorisë, grupi kriminal prej 36 personash në bashkëpunim me Elmas Bilbilin, efektiv policie në pikën kufitare të Kakavijës i jepnin ndihmë për kalim kufiri më Greqinë edhe personave me problem apo me precedent penal, kundrejt shpërblimeve të ndryshme, që nga përgjimet faktohet se shkojnë deri në 2 mijë euro.

Këto shërbime ata i kryenin për pagesa nga 500 deri në 1500 euro, kjo në varësi të destinacionit. Nga një përgjim telefonik mes personave nën hetim, Aleksia Kamaj dhe një personi tjetër të pa specifikuar rezulton se për një kalim të paligjshëm të kufirit nga Shqipëria në Greqi mjaftonte pagesa prej 600 eurosh:

Bisedea mes Aleksia Kamajt dhe numrit që përfundon me 394:
Aleksia –Hë ore
394- Dëgjomë
Aleksia -Hë
394- Të lutem sa lekë të ju them unë atyre
Aleksia – Për ku janë ato
394-Deri në Janinë janë ato
Aleksia -600 euro thuaju atyre
394– Kurt ë vije ato të them unë ty
Aleksia -Po mirë
394-Po unë kam ndonjë kafe
Aleksia -Do të nxjerr diçka se i don ai tjetri, 500 euro për kokë të Reit
394-Po mirë të paktëm

Në një  tjetër rast, Aleksja Kamaj, e cila kishte edhe bazën e rekrutimit dhe transferimit të klandestinëve në Fier kërkon 1500 euro për kalimin e një personi në drejtim të Italisë. Në këtë rast pagesa ishte 1500 euro, pasi sipas saj shpenzimet e transportit ishin më të mëdha.

Biseda mes Aleksia Kamajt dhe numrit që përfundon me 394:
394-Ca bën
Aleksia -Hic tek Lili jam
394-Kam një person për në Itali, sa lek bën
Aleksia -600 euro
394-Ka më pak se ja dhash atij tjetrit
Aleksia -Do 600 euro taksia
394-Tani I çon Lavdoshi
Aleksia -Më pak se 1500 euro ska
394-E mirë flasim

Ndërkohë “Balkanweb” duke cituar fashikuj të dosjes hetimore, përmend raste konkrete ku anëtarë të këtij grupi ndihmonin njerëz të ndryshëm të kalonin kufirin me mënyra të paligjshme.

Kështu rezulton se në datë 24.01.2019, anëtarët e grupit të identifikuar si Vesel Gjolleshi, Çajup Tafa dhe Sefer Çelo kanë ndihmuar të kalojnë në pikën e Kakavijës një burrë dhe një grua, bashkë me një fëmijë.

Në këto përgjime del edhe emri i në tjetër anëtari të grupit, shtetasi Marsel Shoshaj, më të cilin tre të parët janë takuar në një karburant në dalje të Gjirokastrës, pasi janë siguruar se “klientët” e tyre e kishin kaluar kufirin.

Madje interesant është fakti që dy klandestinët i shoqëronte drejt kufirit anëtari i grupit Çajup Tafa, ndërsa nga pas i ndiqte një makinë policie me targa MB498AA që e drejtonte anëtari tjetër Sefer Çelo.