Extra Drake puth e kap nga gjoksi fansen 17-vjeçare (Video)

Drake puth e kap nga gjoksi fansen 17-vjeçare (Video)

Drake është vënë në qendër të një skandali, pasi në internet janë rishfaqur xhirimet nga një koncert i vitit 2010, në të cilin ai shfaqet duke puthur një vajzë 17-vjeçare.

Siç transmeton “The Sun”, në video, reperi shihet teksa flirton dhe i thotë fjalë me përmbajtje erotike fanses që është ngjitur në skenën e koncertit në teatrin “Ogden”, në Kolorado.

Drake, asokohe ishte 23 vjeç dhe duket i befasuar kur vajza i thotë se është vetëm 17 vjeç, por ky detaj nuk e ndalon reperin e njohur ta lavdërojë atë për fizikun e saj, duke i thënë se është “e plotë”.

Komentet e Drake kanë vazhduar duke komplimentuar gjoksin e adoleshentes dhe prekur pjesët intime.

“Më pëlqen ndjesia e gjoksit tënd në gjoksin tim. Vetëm dua të të falënderoj”, thotë Drake në videon që ka nxitur pakënaqësi ndaj tij në rrjetet sociale.

Reperi më pas e ka puthur në dorë, në fytyrë dhe në buzë para se vajza të largohej nga skena, ndërsa më herët e kishte puthur edhe në qafë.