Aktualitet Drejt shfuqizimit moratoriumi i gjuetisë, vendoset modeli kroat; 22 veprimet që do...

Drejt shfuqizimit moratoriumi i gjuetisë, vendoset modeli kroat; 22 veprimet që do të dënohen me gjoba

Parlamenti do të shqyrtojë mundësinë e shfuqizimit të moratoriumit për gjuetinë, të miratuar në vitin 2016. Por pavarësisht këtij shfuqizimi, gjuetia turistike që konsiderohet si një nga problematikat kryesore të gjuetisë në Shqipëri, do të kufizohet për një periudhë 5 vjeçare.

Nisma është depozituar në Kuvend nga 3 deputetë të mazhorancës; Eduard Shalsi, Erion Braçe dhe Besnik Baraj.

Krahas shfuqizimit të moratoriumit  nisma e depozituar në Kuvend për shqyrtim parashikon edhe ndryshimin e ligjit të gjuetisë të vitit 2010, duke përcaktuar rregulla të reja më strikte me qëllim frenimin e abuzimeve.

Modeli i përzgjedhur është ai kroat dhe sjell në thelb një riorganizim terësor të rregullave të gjuetisë në Shqipëri duke nisur që nga rishikimi i atyre që cilësohet si zona gjuetie e deri te licencat e tarifat që duhet të paguajnë gjuetarët për ushtrimin e aktivitetit.

Ligji i ri synon t’i japë më shumë kompetenca për organizimin e manaxhimin e gjuetisë, federatës së gjuetisë.

Nisma e re ligjore parashikon vendosjen e kritereve në lidhje me mënyrat dhe programet e testimin të gjuetarëve, paisjen e tyre me leje gjuetie, format e lejes së gjuetisë, përgjegjësinë displinore, si dhe rastet e heqjes së lejes së gjuetisë. Për të marrë licencën, gjuetarët duhet t’i nënshtrohen dhe të kalojnë 2 teste, njëri teorik e tjetri praktik. Për të marrë licencën e gjuetarit, kandidati duhet të jetë së paku 22 vjeç. Ata që janë nën këtë moshë nuk do të mund të marrin licencë.

Realizimi i testimit i jep federatës të drejtën që të japë edhe lejet per ushtrimin e gjuetisë, duke përfituar në këtë rast nga tarifat përkatëse, të cilat do të përdoren prej tyre në funksion të rritjes profesionale të gjuetarëve si edhe në menaxhimin e strukturave të shërbimit të rojes së gjuetisë.

Penalitetet

Nisma ligjore e propozuar parashikon në mënyrë të detajuar shkeljet dhe penalitetet.

Shkeljet e mëposhtme, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:

-Ushtrimi i gjuetisë pa u pajisur me leje gjuetie, me gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

-Ushtrimi i gjuetisë jashtë sezonit të gjuetisë, të percaktuar në urdhrin përkatës të ministrit, qofte edhe pa pasur gjah të vrarë ose të kapur, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

-Gjuetia e kafshëve të egra, që nuk janë në listën e llojeve, objekt gjuetie, me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

-Gjuetia në zonat e ndaluara për gjueti, me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

-Ushtrimi i gjuetisë me armë, që nuk lejohen për t’u përdorur si armë gjuetie, si dhe pa pasur lejen e armës së gjuetisë, me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

-Ushtrimi i gjuetisë pa pasur me vete lejen e gjuetisë, me gjobë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë.

-Mosdeklarimi i gjahut të vrarë dhe mospagimi i tarifës për çdo individ të vrarë, me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë.

-Mosçuarja te veterineri i individit të vrarë, që dyshohet për sëmundje, me gjobë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë deri në 20 000 (njëzet mijë) lekë.

-Mbledhja dhe grumbullimi i vezëve të shpendëve, objekt gjuetie, me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

-Mosndalimi i mjeteve pas sinjalit të organeve të kontrollit për zbatimin e këtij ligji, me gjobë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë deri në 20 000 (njezët mijë) lekë.

-Gatimi në lokale i individëve të llojeve të kafshëve, shpendëve të egër dhe i peshqve e gjallesave të tjera të detit, që nuk lejohen të gjuhen, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

-Ushtrimi i gjuetisë në det, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

-Ushtrimi i gjuetisë duke gjuajtur nga makina, nga mjetet e lundrimit (veç barkave që përdoren për gjueti) dhe nga mjetet e fluturimit, me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

-Ushtrimi i gjuetisë me mjete e mënyra, që përbëjnë rrezik për njerëzit, për kafshët e shpendët, me anë të zjarrit, me materiale që marrin zjarr shpejt, me lëndë eksplozive dhe helmuese, me hapje gropash, me dritë, me ajër e gaz të komprimuar dhe natën, me gjobë, në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë deri në 200 000 (dyqind mijë) lekë.Sekuestrim të mjetit dhe armës

-Gjuetia me mjete dhe mënyra, që shkaktojnë vrasjen ose kapjen në masë të kafshëve e të shpendëve të egër, si gracka, kosha, rrjeta, stampa imituese, aparate zëndjellëse apo kafshëve të gjalla, që përdoren si karrem, që mund të jenë  të verbra ose të gjymtuara, me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

-Gjuetia me mjete elektrike, që mund të përdoren për vrasje dhe trullosje, ndricues për qitje natën, të përbërë nga zmadhues dhe zvogëlues elektronikë, pasqyra dhe mjete të tjera verbimi, me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

-Mbajtja e armëve të gjuetisë të karikuara gjatë kalimit në qendrat urbane (në këmbë ose në makinë) dhe transporti i tyre të mbushura, mbajtja dhe përdorimi i armëve të gjahut nga persona të tjerë të paautorizuar, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

-Gjuajtja e shpendëve në kohën kur u bien pendët, kur kanë ngrirë nga të ftohtit, si dhe kapja e kafshëve gjatë përmbytjeve, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 50 000 (pesë10dhjetë mijë)lekë.

-Prishja e çerdheve, dëmtimi, mbledhja dhe marrja e vezëve dhe e të porsalindurve, vrasja ose nxjerrja nga strofka dhe shfarosja e atyre që ndodhen në to, me gjobë, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë deri në 100 000 (njëqind mijë) lekë.

-Kapja e gjahut në kohën e riprodhimit dhe të rritjes të së vegjëlve, me gjobë, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë deri në 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

-Vrasja ose kapja mbi sasitë e lejuara, duke përdorur gen të tjerë, veç atyre të gjuetisë, ose gjuetia me zagarë, duke kërkuar territorin pa armë gjahu, me gjobë, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 40 000 (dyzët mijë) lekë.

-Dëmtimi i rrethimeve, i ndërtimeve për gjuetinë, i vendeve të gjuetisë, i tabelave të çfarëdo lloji e natyre qofshin, i kullave të vrojtimit dhe i kafazeve të vendosur për zogjtë, me gjobë, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 40 000 (dyzet mijë) lekë.

SCAN