Politika Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor vizitë në Tiranë, takohet me Ramën

Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor vizitë në Tiranë, takohet me Ramën

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Calavera Ruiz, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, është takuar ditën e sotme me kryeministrin Rama

Lajmi është bëri i ditur nga faqja zyrtare e delegacionit të BE në Twitter, ku shkruhet se në takim është diskutuar për përparimin e Reformës në Drejtësi.

Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor @ CalaveraRuiz në Tiranë. Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin @ediramaal në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian në #Albania. # EU4Albania”, shkruhet në faqen zyrtare të delegacionit të Bashkimit Europian, në Shqipëri.