Aktualitet Drejtori i birrës “Peja” vdes nga koronavirusi

Drejtori i birrës “Peja” vdes nga koronavirusi

Drejtori i Birrarisë “Peja”, Ernest Jusufi, ka ndërruar jetë sot nga koronavirusi. Jusufi ishte diagnostikuar me Covid-19 dhe ka ndërruar jetë në Shkup ku ishte i shtruar.

Lajmin për ndarjen nga jeta të tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, përmes një postimi në “Facebook”.

“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.

Jusufi ishte angazhuar me industrinë e ushqimit nga viti 2005. Ai ka shërbyer më herët edhe si drejtor ekzekutiv i Devolli Distrubution.