Aktualitet Droga në banane, gjendet një sasi tjetër kokaine në portin e Durrësit

Droga në banane, gjendet një sasi tjetër kokaine në portin e Durrësit

Policia Kufitare në portin e Durrësit ka sekuestruar një tjetër sasi kokainë në kontejnerët me fruta ekzotike të kompanisë “Alba Exotic Fruit”.

Gjatë ditës së premte, nga kontrolli i imtësishëm në kontejnerët e kësaj kompanie forcat e policisë sekuestruan dhe 6.5 kg kokainë të fshehura.

Disa ditë më parë, në ngarkesat me fruta të destinuara për këtë kompani u kapën dhe 11 kg të tjera lëndë narkotike e llojit kokainë.

Në nisje të operacionit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës, shtetasi E. D.