Aktualitet Drogë në pantallona, arrestohet polici në burgun e Peqinit

Drogë në pantallona, arrestohet polici në burgun e Peqinit

Një efektiv i policisë së burgjeve është arrestuar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin pasi tentoi të fuste një sasi lënde narkotike në ambientet e brendshme.

Fatmir Dupit, me detyrë polic i regjimit të brendshëm të burgjeve u kap nga Kontrolli i Brendshëm ndërsa po tentonte të fuste në burg rreth 26 gr kanabis sativa.

Efektivi e kishte fshehur lëndën narkotike në brendësi të pantallonave, ndërkohë që po hetohet se për kë ishte e destinuar ajo.