Extra Dua Lipa ka marrë një puthje nga këngëtarja e famshme dhe i...

Dua Lipa ka marrë një puthje nga këngëtarja e famshme dhe i ka ikur truri fare

Pak orë pasi u shpall fituese dy herë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Grammy”, Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit në Twitter një moment të veçantë që i ka ndodhur të dielën.

Para se të dilte në skenën e “Grammy Awards” për ta marrë trofeun ajo ka marrë një puthje nga Lady Gaga dhe kjo gjë bëri t’i ndalet truri së funksionuari.

“Gjithashtu, Lady Gaga më dhuroi një puthje kur po ngjitesha për të marrë çmimin “Artistja më e mirë e re” dhe ishte e mjaftueshme për të mu ndalur truri së funksionuari”, shkruan Dua.

Artistja shqiptare rrëmbeu dy çmime në ceremoninë “Grammy”, atë për “Këngën më të mirë në zhanrin dance” dhe “Artistja më e mirë e re” duke u bërë shqiptarja e parë në histori që shpërblehet me dy “Grammy”.