Extra Dua Lipa, nismë për të mbledhur të ardhura: Ne jemi një komb...

Dua Lipa, nismë për të mbledhur të ardhura: Ne jemi një komb i vëllezërve dhe motrave të bashkuara

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, është solidarizuar me gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Shqipëri, pas tërmetit që mori shumë jetë njerëzish. Ajo ka ndërmarrë një nismë për të mbledhur të ardhura dhe të gjithë paratë do të vijnë në Shqipëri.

“Këtë 28 nëntor, dita jonë e flamurit, na gjeti në mesin e një dhimbje për jetët e humbura në tërmetin shkatërrues në Shqipëri dhe duke qenë krenarë për solidaritetin që vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë dhe në të gjithë botën, po tregojnë për këtë tragjedi.

Si gjithmonë, të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe janë atje për të dashurit e tyre.

Çdo moment i humbur duket si një moment tepër i vonë për ndërgjegjësim në mbarë botën për këtë tragjedi, dhe kjo është arsyeja pse unë nuk mund të pres më.

Përveç dhurimeve të familjes time, unë bashkohem me miqtë e mi Kujtim dhe Arben nga @bond.nyc për të krijuar gjëra që të shiten në të gjithë botën dhe 100% e të ardhurave do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.

Të gjithë të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejtë në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilën kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.

Ne kemi dëshmuar të jemi të fortë dhe në momentet si kjo ne bëhemi një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUARA.

Lutuni për Shqipërinë dhe për jetët e humbura. Bashkohuni me mënyrën më të mirë për të ndihmuar kauzën. Koha është gjithnjë e duhur. 🇦🇱️”, shkruan Dua.

View this post on Instagram

This 28th of November, OUR National Flag Day, finds us in the middle of pain for the lost lives of the devastating earthquake in Albania and being proud of the solidarity that our brothers and sisters in Kosova and all around the world are showing towards this tragedy. As always we are all united and we are all looking for the best ways to help the affected families, children who lost their parents, parents who lost their children, and friends looking to find each other and be there for their loved ones. Every moment wasted looks like a moment too late in raising worldwide awareness of this tragedy, and that is why I can not wait any longer. Apart from mine and my family’s personal donations I am teaming up with my friends Kujtim and Arben from @bond.nyc to create materials that will be sold worldwide and 100% of the proceeds will go towards the affected families of the earthquake in Albania. All the proceeds will go directly to the official accounts provided by the Government of Albania with whom we were in contact through our friends in Prishtine. We have proved to be strong and at the moments like this we come together as a nation of brothers and sisters UNITED. Pray for Albania and for the lives lost. Join the best way of helping the cause or do your own thing. The time is always right. 🇦🇱❤️

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on