Extra Dua Lipa, një “mbretëreshë” në Butrint, dy milionë pëlqime brenda pak orësh

Dua Lipa, një “mbretëreshë” në Butrint, dy milionë pëlqime brenda pak orësh

Veç detit të mrekullueshëm, Dua Lipa i ka ndërthurur pushimet e saj në Shqipëri edhe me udhëtime në zonat arkeologjike. Ndërkohë këngëtarja e famshme vijon edhe me publikimin e pamjeve nga Shqipëria.

Së fundmi, ajo ka postuar foto nga vizita e saj në qytetin antik të Butrintit. Postimet e saj kanë tërhequr një vëmendje të madhe të ndjekësve të saj, ku i fundit ka marrë gati mbi 1 milion 800 mijë pëlqime brenda pak orësh.

Ylli i popit erdhi në Shqipëri, për të parë nga afër procesin e ndërtimit të një kopshti për fëmijë. Kopshti po ndërtohet nga Sunny Hill Foundation, një fondacion i krijuar nga Dua i cili përqendrohet te kontributet në Kosovë dhe Shqipëri në aspekte të ndryshme, veçanërisht në art dhe kulturë.