Extra Dua Lipa për koncertin në Tiranë: Shfaqja jonë më e madhe solo...

Dua Lipa për koncertin në Tiranë: Shfaqja jonë më e madhe solo e realizuar ndonjëherë me rreth 200 mijë njerëz

Dua Lipa mbylli më 28 Nëntor turin e saj botëror “Future Nostalgia”. Ajo zgjodhi pikërisht Ditën e Pavarësisë për t’i dhuruar shqiptarëve një spektakël të paharrueshëm, por mesa duket emocionet nuk kanë qenë vetëm për fansat e saj, por edhe për vetë këngëtaren.

Dua Lipa duket se është emocionuar nga pjesëmarrja e madhe e fansave të saj në koncertin e fundit dhe për këtë ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë me një postim në Instagramin e saj.

“94 shfaqje në të gjithë botën në një vit përfunduan në Tiranë, në Shqipëri me rreth 200 mijë njerëz shfaqja jonë më e madhe solo e realizuar ndonjëherë, u bë në ditën e Pavarësisë! Gjithçka që mund të them është falënderimi më i thellë për një vit që më ka shtyrë të rritem përtej çdo gjëje që mund ta imagjinoja, e rrethuar me njerëzit më të mrekullueshëm për të ndarë emocionet. “Future Nostalgia” përgjithmonë!”, ka shkruar Dua Lipa në postimin e fotove të saj në Instagram, të realizuara pikërisht gjatë koncertit, ku në disa prej tyre duket këngëtarja me flamurin kuq e zi.