Extra Dua Lipa sjell bashkëpunimin me Madonnën dhe Missy Elliot

Dua Lipa sjell bashkëpunimin me Madonnën dhe Missy Elliot

Pak ditë më parë Dua Lipa solli bashkëpunimin me J Balvin, Tainy dhe Bad Bunny. Kënga e titulluar “Un Dia” është pritur mjaft mirë nga publiku, e cila deri më tani ka marrë afro 20 milion klikime.

Por, Dua Lipa ka rezervuar një tjetër surprizë për fansat. Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja e hitit “New Rules” ka bërë me dije se do të vijë me një tjetër bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një projekt me divën e muzikës, Madonna dhe Missy Elliot.

Projekti do të jetë një remix i këngës së Duas “Levitating”. Ka qenë vetë Dua që ka ndarë lajmin dhe shkruan se është shumë e lumtur që do të bashkëpunoj me idhujt e saj. Bashkëpunimi do të jetë gati më 14 gusht të këtij viti. “Ëndrra po bëhet realitet”, shkruan Dua.