Extra Dua Lipa triumfon në “Brit Awards”, ndërsa kërkoi rritje page për infermierët

Dua Lipa triumfon në “Brit Awards”, ndërsa kërkoi rritje page për infermierët

Dua Lipa ka triumfuar në ndarjen e çmimeve britanike, duke fituar çmimin për këngëtaren më të mirë në Britani, si dhe për albumin më të mirë. Këngëtarja me origjinë shqiptare fitoi dy nga tre çmimet për të cilat u nominua.

Ajo kërkoi një rritje të pagave për punëtorët e Shëndetësisë, ndërsa fitoi dy çmime të mëdha në “Brit Awards”, ceremonia e parë e madhe e Mbretërisë së Bashkuar në epokën e Covid.

“Mendoj se ajo që ne duhet të bëjmë sonte është një duartrokitje e madhe dhe t’i dërgojmë një mesazh Borisit (kryeministri britanik) që të mbështesë dhe të ketë një rritje page për punëtoret e vijës së parë shëndetësore në Britani”, u shpreh ajo.

Aktiviteti më i madh britanik i zhvilluar në “London’s O2 Arena” pati një audiencë prej 4000 vetësh dhe pa distanca sociale, apo maska ​​për fytyrën.