Kuriozitete Dueli, mjellma e zezë “turpëron” qenin (VIDEO)

Dueli, mjellma e zezë “turpëron” qenin (VIDEO)

Qentë e racës golden retriever janë mësuar historikisht të përballen edhe kafshët e egra që kërcënonin kopetë. Por nuk kanë patur të bënin me mjellmat, me sa duket.

Ka bërë xhiron e rrjeteve sociale një video amatoriale i pronarit të një qeni në qytetin kinez të Chendu, i cili po shoqëronte kafshën shtëpiake në një nga shëtitjet e tij.

Në një moment, qeni që quhet Xi Shi mendoi të freskohet pak në liqenin e parkut. Por në pak sekonda hija e zezë e një mjellme, që me sa duket e gjykonte si të vetin atë territor, iu vërsul pa frikë qenit.

Në elementin e ujit, përballja u duk pothuajse e pabarabartë, dhe agresiviteti i mjellmës detyroi Xi Shi të rikthehej bisht ulur të pronari,  që po e thërriste i trembur për pasoja më të rënda.