Politika “Duhen 8 mijë testime në ditë”, Meta bashkëbisedon me mjekët për koronavirusin

“Duhen 8 mijë testime në ditë”, Meta bashkëbisedon me mjekët për koronavirusin

Presidenti Ilir Meta zhvilloi një bashkëbisedim “online” me mjekë, mbi pandeminë.

I ftuar në komunikim, Tritan Shehu deklaroi se vendi ynë është “mbrapa me vaksinimin për gripin sezonal, ndërkohë që për testime jemi nga të fundit në Europë”.

Sipas tij, “duhen 5-fishuar testimet falas për popullsinë”, pasi kjo “është e vetmja mënyrë për të izoluar personat sepse kontaktet as nuk po i ndjekim më”.

Ndërsa, Petrit Vasili rekomandoi se “vija e zjarrit duhet vendosur në të gjithë territorin, jo vetëm në QSUT”.

“Në rast se nuk e pranojmë pandeminë në të gjithë tërësinë e masave të veta, populli nuk bëhet solidar me ne pastaj”, theksoi Vasili.

Ndërkohë, Arjan Mezini deklaroi me bindje se në vendin tonë “duhen bërë rreth 8000 testime në ditë”, pasi vetëm kështu, sipas tij, mund të kontrollosh pandeminë.