Aktualitet Durrës, 15 të asfiksuar nga tymi. Zjarri në banesë, nga shkëndijë elektrike

Durrës, 15 të asfiksuar nga tymi. Zjarri në banesë, nga shkëndijë elektrike

Plot 15 persona kanë përfunduar në Spitalin Rajonal të Durrësit, të asfiksuar nga tymi i një zjarri të rënë mbrëmjen vonë të së dielës në qytetin bregdetar.

Zjarri ra në një apartament në katin e 7 të një godine banimi në lagjen nr. 1 të Durrësit, rreth orës 22:50, e dyshohet paraprakisht nga një shkëndijë elektrike në një dyshek elektrik.

Në banesën e shtetasit V.L. shkuan menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikësit, por gjatë përpjekjeve për të evakuuar banorët, mbetën të asfiksuar 10 banorë, 4 punonjës policie dhe një zjarrfikës.

Ata u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore, e më pas dolën prej andej pa probleme për jetën.