Aktualitet Durrës, 31-vjeçari ndërron jetë pasi humb kontrollin e motorit

Durrës, 31-vjeçari ndërron jetë pasi humb kontrollin e motorit

Një aksident me pasojë vdekjen e një 31-vjeçari ka ndodhur pasditen e së hënës në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në orën 19:00, në Shkallnur. Duke drejtuar motorin tip “Skuter”, shtetasi me inicialet A.K. ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.