Aktualitet Durrës/ Bllokohet në port një sasi heroine e kokaine

Durrës/ Bllokohet në port një sasi heroine e kokaine

Një sasi droge është sekuestruar mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. Droga është zbuluar gjatë kontrollit të udhëtarëve dhe mjeteve që do të imbarkoheshin në traget.

Droga që paraprakisht deklarohet të jetë heroinë dhe kokainë kishte si destinacion Italinë.

Ajo iu gjet e fshehur në trup një personi që është arrestuar në flagrancë nga policia për trafik narkotikësh.

Nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar.