Sport Dy futbollistë me koronavirus, ushtria hyn në fushë dhe pezullon ndeshjen

Dy futbollistë me koronavirus, ushtria hyn në fushë dhe pezullon ndeshjen

Futbolli në Marok iu rikthye aktivitetit vetëm pak ditë më parë, më saktësisht në 26 korrik. Por, katër muaj pas rifillimit për shkak të pandemisë koronavirus, në kategorinë e dytë marokene u regjistrua një ngjarje e pazakontë.

Ushtria hyri në fushën e lojës, për të ndërprerë ndeshjen. Ngjarja ndodhi në përballjen ndërmjet Ëydad Temara dhe KAC Kénitra, pasi u konstatua se dy futbollistë të skuadrës mike rezultuan pozitivë në testet e Covid-19 përpara startit të ndeshjes. Kjo bëri që në minutën e 23-të, përfaqësues të ushtrisë të hynin në terrenin e lojës, për të informuar arbitrin për situatën.

Ndeshja u pezullua, pas urdhrit të dhënë nga Youssef Draiss, kryebashkiaku i qytetit Skhirate-Témara. Ndërkohë, skuadra e KACKénitra do të përballet me sanksionet e Federatës së Marokut. Në momentin e ndërprerjes së ndeshjes, ekipi vendas po fitonte 1-0. Deri më tani, në Marok janë regjistruar mbi 22 mijë raste të infektuar nga Covid-19, për një total prej 334 viktimash.