Kryesore “Dy gëzime në një ditë”, Ruçi uron Janullatosin

“Dy gëzime në një ditë”, Ruçi uron Janullatosin

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi ka uruar sot kryepeshkopin Anastas Janullatos për marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

Nga jashtë Kishës Ortodokse, Ruçi thekoi se Janullatos ka sot dy gëzime, Krishtlindjet dhe marrjen e nënshtetësisë.

“Unë jam këtu për ta uruar hirësinë Janullatos dhe për ta uruar, dy urime bashkë. E para Krishtlindjet, dhe e dyta; ta gëzojë nënshtetësinë shqiptare”, tha Ruçi.