Aktualitet Dy gjyqe të fituara, për testamentin që ka lënë filantropi shqiptar, Vangjel...

Dy gjyqe të fituara, për testamentin që ka lënë filantropi shqiptar, Vangjel Zhapa

Vangjel Thoma Kokoli, themeluesi dhe kryetari i Lëvizjes Zhapa

Nga Vangjel Thoma Kokoli

(Themeluesi dhe kryetari i Lëvizjes “ZHAPA”)

Në radhë të parë u kërkoj falje për çrregullimin e profilit tim, i cili nuk përfaqëson jetën time private, por përfaqëson vetëm veprat dhe bëmat e Vangjel Zhapes në Labovë, po e po, por edhe në gjithë Shqipërinë. Dëshira ime ngelet e vetme: Të jem ushtar besnik deri në fund i këtij personaliteti botëror.

Do t’ju lutem të gjithëve pa përjashtim, të bëhet e mundur për mua vetëm kur personat e Facebook-t në përgjithësi të kenë njohje me historinë dhe veprat e bamirësit Vangjel Zhapa. Vetëm atyre do t’ju kushtojë të gjitha energjitë duke debatuar për këtë emër të madh.

Unë, çdo përpjekje që kam bërë në jetë që nga viti 2010, besoj se me palën greke, kam qenë i vetmi Labovit që kam kontribuar për fitimin e gjyqit të parë, që u krye në vitin 2017, dhe në të dytin që për çudi, i cili u zhvillua më 4 Shkurt 2020, në Gjykatën e Lartë të Athinës, e cila përfundoi pozitivisht, si në gjyqin e parë.

Në të dy gjyqet, u fitua moslejimi i shitjes dhe i dhënies me qira të pallatit ZAPPIO, pasi që të dyja këto veprime, janë në kundërshtim me testamentin e vitit 1860, të shkruar dhe firmosur me dorën e tij, nga Vangjel Zhapa.

Jeta e tij, ka qenë shumë e shkurtër. Ai u lind në Labovë të Epirit të Tepelenës, në vitin 1800. Vazhdoi karrierën e pasurimit në vendin e quajtur, Bloshtejn, 60 km larg Bukureshtit. Testamentin për pasurinë e tij, e bëri në vitin 1860, dhe dy vjet para vdekjes, iu shfaq sëmundja aq shumë e rrezikshme, për të cilën kushëriri i tij i parë, Kostandin Zhapa të cilit i kishte dhënë të gjitha të drejtat për ekzekutimin e testamentit të tij, e kuroi dy vjet me mjekët më të mirë francez, dhe përfundimi, ishte mbyllja e syve në vitin 1865.

Do kisha dëshirë të madhe, që të isha edhe unë majestro në Facebook, mirëpo ndodhi e kundërta, pasi kam kohë që jam duke u marrë seriozisht me veprën dhe rilindjen e Vangjel Zhapës. Si e tillë, u krijua padashje një vakum i madh midis meje me miqve dhe shokëve në Facebook, sepse jeta ime dhe të gjitha përpjekjet, i janë kushtuar vetëm rilindjes së Vangjel Zhapes, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën.

Është hera e parë që u mundova sadopak që të jap të gjithë figurën e këtij bamirësi të madh botëror. Ajo që kërkoj nga ju me përgjegjësi të madhe, është se, duke e përhapur kudo këtë mesazh, kërkoj që sikur të bëhet e mundur qoftē edhe nga njē person që të jetë njohës i jetës dhe bëmave të Vangjel Zhapës, ku të kalonin përmasat që unë jam në gjendje të debatoj deri në një, për historinë e madhe që e njeh gjithë bota.

Filantropi Vangjel Zhapa

Për ta konkretizuar këtë, kemi faktin kokëfortë:

a – Pala greke, ka luftuar gjithë jetën e deri më sot, që ta bëjë Grek.

b – Pala rumune, megjithëse marrëdhëniet ishin të shkëlqyera, mënyra e tyre në disa raste kuptohet që dëshirën e kishin ta bënin rumun.

c – Të gjitha pakicat Vllahe që janë të shpërndara kudo nëpër Ballkan, e quajnë Vllah.

Konstandin Zhapa

I vetmi vend për një shekull e gjysmë, që nuk ka folur asnjë personalitet ose njeri i thjeshtë për ta bërë të njohur në fshatin e lindjes, Labovë dhe gjithë Shqipërinë që u vonua jashtë mase, por u bë e mundur të thyhet heshtja një shekull e ca midis dy vendeve, Greqisë dhe Shqipërisë. Kjo u bë me qiririn e ndezur edhe pse të vonuar, duke u bërë një trup me të gjithë Labovitët kudo që janë brenda dhe jashtë vendit, për të arritur këto rezultate të cilat janë “kokëforte”! Kush ka dëshirë të më ndihmojë sadopak hapin tim, për të arritur këtë qëllim që i kam vënë vetes për tërë jetën, atë të rilindjes së figurës së Vangjel Zhapës.

Ju faleminderit për kohën e harxhuar dhe ngelem në pritje të kërkesave që kam bërë. Me kontributin tuaj dhe ndihmën e të madhit Zot, nuk e diskutoj që të bëhet realitet historia e Vangjel Zhapës.