Bota Dy gorilla pozojnë për një selfie me rojen, fotoja bën xhiron e...

Dy gorilla pozojnë për një selfie me rojen, fotoja bën xhiron e botës

“Një tjetër ditë në zyrë”. Një frazë normale për pjesën më të madhe të njerëzve, por e jashtëzakonshme për njeriun që e ka shkruar dhe për selfien që ka realizuar.

Ai është Mathieu Shamavu, një nga rojet kundër gjuetisë së paligjshme që operojnë në “Virunga National Park” të Kongos.

Por fotoja që ai ka bërë ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale dhe të mediave ndërkombëtare: pas tij, janë përjetësuar në foto dy gorillat, Ndakasi dhe Matabishi. Dhe nuk është një foto e vjedhur, përkundrazi: dy gorillat duken se vihen në rresht për të pozuar me të dhe me vështrimin drejt celularit. Vetëm një buzëqeshje mungon, dhe shkrepja do ishte perfekte.

Një selfie argëtuese që është bërë viral në rrjetet sociale, por që nuk duhet harruar puna e rrezikshme që bëjnë këta rojtarë në punën e përditshme si Mathieu Shamavu për të mbrojtur gorillat nga gjuetia e paligjshme. Janë pothuajse 600 njerëz që i mbrojnë këto gorilla në një sipërfaqe të madhe dhe 179 prej tyre kanë mbetur viktima nga sulmet e armatosura.