Sport Dy lojtarë të Partizanit, pozitiv me Covid-19

Dy lojtarë të Partizanit, pozitiv me Covid-19

Dy futbollistët e Partizanit, Deian Boldor dhe Besnik Ferati kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i futbollit në një postim në rrjetet sociale.

“FK Partizani njofton se dy prej pjesëtarëve të ekipit, Deian Boldor dhe Besnik Ferati, kanë rezultuar sot pozitiv me Covid-19. Lojtarët ditët e fundit kanë shfaqur simptomat e para dhe menjëherë i janë nënshtruar testimit të tamponit nga ku kanë rezultuar pozitiv. Testimit të tamponit i nënshtruar edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ”.

Boldor dhe Ferati fatmirësisht gëzojnë gjendje shëndetësore të mirë dhe janë vetëkarantinuar në banesat e tyre. Ndërkohë, asnjë lojtar dhe pjesëtar tjetër i ekipit nuk kanë shfaqur simptoma.

“Klubi ka marr të gjitha masat dhe ka zbatuar me rigorozitet protokollin shëndetësor të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe ISHP (Instituti Shëndetit Publik) dhe do të vijojë ti përmbahet udhëzimeve për pjesën tjetër të skuadrës dhe stafit”, e mbyll deklaratën FK Partizani.