Kryesore Dy mijë shtëpi me vlerë 70 milionë euro/ Emiratet e Bashkuara Arabe...

Dy mijë shtëpi me vlerë 70 milionë euro/ Emiratet e Bashkuara Arabe habisin me ndihmën për Shqipërinë

Emiratet e Bashkuara Arabe ishin një tjetër vend që surprizoi me shifrën e konsiderueshme që ka vendosur të japë për Shqipërinë në kuadër të procesit të rindërtimit.

Ky vend konfirmoi në konferencën e donatorëve se do të japë 70 milionë euro në total për projektet që do realizohen në qarqet e dëmtuara nga tërmeti.

Përfaqësuesi i Emirateve të Bashkuara Arabe tha se me ketë shumë do të ndërtohen 2 mijë shtëpi nga 11 mijë që rezultojnë në total të pabanueshme.

Ndërkohë një tjetër vend arab, Katari bëri të ditur se do ti japë Shqipërisë 5 milionë dollarë ndihma.