Histori Dy monedhat prej ari dhe argjendi që Shqipëria emetoi për 500-vjetorin e...

Dy monedhat prej ari dhe argjendi që Shqipëria emetoi për 500-vjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbeut

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Paris-presse” ka botuar, në ballinat e 20 dhe 24 dhjetorit 1968, dy shkrime në lidhje me emetimin asokohe nga Republika e Shqipërisë të dy monedhave prej ari dhe argjendi me rastin e 500-vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:

(Komunikatë.)

Emetim zyrtar i Republikës i Shqipërisë

Paris, 19 dhjetor 1968.

Mësojmë se tashmë është e mundur të regjistroheni pranë Bankave për monedhat e bukura prej ari dhe argjendi të Republikës së Shqipërisë, të lëshuara (emetuara) së fundmi me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeut.

Numri i tyre është i kufizuar.

(Komunikatë.)

Përvjetori i Skënderbeut, heroit kombëtar

Paris, 23 dhjetor 1968.

Republika e Shqipërisë sapo ka lëshuar (emetuar) një seri monedhash madhështore ari dhe argjendi, legale, në sasi të kufizuar.

Ky emetim zyrtar, i planifikuar për të përkujtuar 500-vjetorin e Skënderbeut, heroit kombëtar, na ofron “Monedhat e reja” të jashtëzakonshme, të cilat tashmë mund t’i kërkojmë në të gjitha bankat.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania